Reagon Presidenti Ilir Meta për seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit e quan këtë proces një “farsë gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues”.
“Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.
Pasi u njoha me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit”, thotë kreu i shtetit në reagimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

