Reagon qeveria e Kosovës pas vrasjes se liderit serb në Kosovë

Menjëherë pas vrasjse së liderit serb në Kosovë, ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës e cila e dënon ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se akti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës.

Dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Veriu i Kosovës, SHBA kishte paralajmëruar trazira të motivuara politikisht

Vetëm pak ditë përpara vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kishte lëshuar një paralajmërim në faqen e saj zyrtare drejtuar shtetasve amerikanë që jetojnë e punojnë në Kosovë.

Në të paralajmërohej të rishikoheshin të gjitha udhëtimet drejt pjesës veriore të Kosovës, për shkak të rrezikut në rritje për sulme terroriste, duke përfshi këtu Mitrovicën e Veriut, Leposaviçin, Zubin Potokun dhe Zveçanin, ku priteshin trazira.

“Grupe terroriste vazhdojmë të komplotojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshi Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë pa paralajmërim, të shënjestrojnë vendet e frekuentuara nga turistët, qendrat kryesore të transportit, qendrat tregtare, godinat e qeverisjes lokale, hotelet, klubet, restorantet, vendet e shenjta, parqet, eventet madhore sportive apo kulturore, institucionet e edukimit, aeroportet dhe vende të tjera publike”, thuhet në paralajmërimin e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit që më 10 janar.

Shtuar kësaj, veprime të dhunshme të motivuara politikisht mund të ndodhin në Kosovë. Tensionet brenda dhe ndërmjet komuniteteve në veri të Kosovës vazhdojnë të provokojnë akte dhune, demonstrata, dhe trazira në 4 kryeqendrat e veriut të Kosovës.

“Edhe pse trazirat e fundit kanë qenë të motivuara politikisht dhe nuk kanë përfshirë turistët apo pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar, kalimtarë të rastit mund të dëmtohen nëse nisin aktet e dhunshme. Qeveria amerikane ka kapacitete të kufizuara të ofrojë shërbime emergjence për shtetasit amerikanë në veri të Kosovës, pasi udhëtimi i punonjësve qeveritarë amerikanë në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan është i ndaluar”, përfundon paralajmërimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?