FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reforma në drejtësi, Berisha: Ambasadorët janë palë me Edi Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu, në lidhje me reformën në drejtësi. Berisha tha se ambasadorët  janë palë me Edi Ramën.

Berisha: Sot lexova që ambasadori Lu ka bërë një deklaratë interesanta. Është e vërtetë, kjo është ballkanike. Kjo është shumë e dëmshme. Vijmë tek reforma në drejtësi. Jo nuk qëndron! Nuk mund ta përdorin, janë dy ambasadorë që unë i kam quajtur guverantorë ata që investuan në draftin e parë që e përmbysi venezia. Janë mbështetës së fuqishëm

Absolutisht janë palë me Edi Ramën. Sepse e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të fuqishme. Unë ftoj DASH le të vijë të diskutojmë. Ne nuk kemi tendencë të akuzojmë SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta e PD

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha: Ne presim që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullosje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën e shpresës së shqiptarëve.

Tare: Çfarë duhet të ndodhë që të jetë një protestë e suksesshme?

Berisha: Shifrat dhe numrat janë të rnëdësishme. Pastaj se cili është drejtimi i protestës dhe rezultati i saj kjo do të duket në orët dhe ditët në vazhdim. Por fillimi, kjo qeveri duhet të ngrijë këtë dimër. Mesazhi i protestës është që qeveria të ngrijë.

Tare: Si do të jetë protesta?

Berisha: Autori i dhunës së 21 janarit është në pushtet.

Protesta e së shtunës duhet të jetë leksioni më i hidhur për Ramën.

Edi Rama duhet të kishte ikur 40 herë deri tani me ato që po i bën shqiptarëve. Rama po bën vjedhjet më të mëdha, vetëm afera e plehrave është aferë katastrofale.

Bersisha: Mendoj se bashkëpunimi i PD me LSI çdo forcë politike opozitare në këto kushte është jetike për ti dhënë vendin që meriton Ramës. Sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti.

Tare: A ka nevojë për këshilla zoti Basha?

Berisha: Çdo njeri ka nevojë për këshilla. Këshilla ime nuk mungon kurrë në rastet kur ma ka kërkuar.

Tare: Për protestën e 27 janarit të ka kërkuar ndihmë?

Berisha: Ndihmë jo, por unë e mbështes këtë protestë.

Tare: Çfarë do ta bëjë të jashtëzakonshme?

Berisha: Do të jetë multidimencionale. Rama do të shohë vështirësi atë ditë. Aty ka një taktikë që do ta përcaktojnë drejtuesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?