Reforma zgjedhore/ Kume: Jemi shtet i dy partive të mëdha që lozin me ne
Ish-kre i KQZ, Kristaq Kume ka deklaruar se “jemi shteti i dy partive të mëdha që lozin me ne”. Në një tryezë për reformën zgjedhore, Kume tha se është me rëndësi depolitizimi i administratës zgjedhore ndërsa tha se partitë e madhë skanë vullnet të heqin dorë.
I pranishëm ishte edhe Zef Bushati, i cili tha se reforma zgjedhore duhet të kishte nisur me kohë.
“Reforma zgjedhore duhet të kishte nisur me kohë. Fajtor janë atë që nuk e kanë iniciuar punën për kodin zgjedhor. OSBE nuk ka marrë në konsiderate mendimet tona. Ligji zgjedhor nuk është ligj i partive por i të gjithe shoqërisë. Përgjegjësi ka jo pak dhe misioni i OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore. Partite e medha i ftuam ne tryeze por nuk jane te interesuara per tu marre me kodim zgjedhor. Ne jemi te gatshem te dalim dhe ne protesta per reformen zgjedhore”, tha Bushati.

