FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Refugjatët, Rama: Samiti i BE shpoi tullumbacen e lajmit të rremë

Për debatin që ka ndezur politikën, ajo e 600 mijë refugjatëve që mund të vijnë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërisht në Twitter.

Duke marrë në bazë diskutimet në Samitin e BE-së për krizën e refugjatëve, Rama thotë se diskutimi atje shpoi tullumbacen gjigande të lajmit të rremë për kampin në Shqipëri.

Duke e cilësuar lajmin e ardhjes së refugjatëve në Shqipëri si të prodhuar nga esadistët e rinj, Rama shton se s’ka lidhje me planet e BE-së për refugjatët.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media,s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp”,-shkruan Rama në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?