Regjisori Altin Basha, Ramës: Ku i gjete paratë për rikonstruksionin e minsitrive?
Ashtu siç kishin njoftuar artistët janë mbledhur para Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar shembjen e tij. Në fjalën e mbajtur, regjisori Altin Basha tha se qeveria shprehet se nuk ka para për ndërtimin e teatrit por sipas tij, në këto vite ka rikonstruktuar të gjitha godinat e ministrive. Basha i sugjeroi Ramës që të shesë tokën që ndodhet në krah të kryeministrisë ku ai shikon ndeshjet e Juventusit.
“Në kohën e kësaj qeverie të gjitha ministritë janë rikonstruktuar, ku dolën këto para? Është një copë tokë aty afër kryeministrisë ku kryeministrit i pëlqen të shoh ndeshjet e Juventusit, ta shesë atë tokë”, tha ndër të tjerash Basha. Regjisori tha se nëse qytetarët i bashkohen kësaj rezistence atëherë qeveria do e ketë të vështirë shembjen e Teatrit ndërsa i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të votojnë si qytetar duke refuzuar projektligjin. “Nëse ju dilni në rrugë ata do e kenë më të vështirë. Për dialog të hapur një kusht kemi, të tërheqin projektligjin. I lusë deputetët e mazhroancë, ta shohin këtë ligj si qytetar, se së pari janë qytetar pastaj politikan”, deklaroi regjisori Altin Basha.
https://www.facebook.com/232465630646137/videos/261901964369170/
KOHA JONË SONDAZH

