Rexhep Rraja kërcënon Bashën: Do ta shohësh kush jam
Djali i deputetit të PS-së, Rexhep Rraja, pasi doli nga gjykata e Krujës, u shpreh për gazetarët se është i pafajshëm. Ai kishte një paralajmërim për kreun e PD-së, Lulzim Basha.
“Jam i pafajshëm! Basha do ta shohë në zgjedhjet e ardhshme se kush është Rexhep Rraja”,-mësohet të ketë thënë 24 vjeçari.
Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha dha masën e sigurisë “arrest me burg” për djalin e deputetit i cili akuzohet për ”përndjekje”. Kjo masë u kërkua dhe nga prokurorja Mirela Kapo.

KOHA JONË SONDAZH

