Rezultatet e Vettingut, ministrja Gjonaj paralajmëron se në shkurt…

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në kuadër të takimeve me bazë qarku dhe platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët e zakonshëm, zhvilloi vizita pune në institucionet e varësisë të qarkut Fier. Ministrja Gjonaj takoi nga afër qytetarët, punonjësit si dhe drejtuesit e ZVRPP­ve, ALUIZNI­t, Përmbarimit Shtetëror, Shërbimit të Provës dhe Burgjeve në Lushnje, Fier dhe Mallakastër.

“E gjithë ajo që unë kam evidentuar edhe në zyrat e tjera është mentaliteti i stafit që punojnë në këto institucione, një mentalitet i trashëguar. Në rast se ne vazhdojmë me këtë mentalitet, duke i sorollatur njerëzit. Kush ka humbur dokumentet do të shkojë për procedim penale. ZRVPP dhe ALUIZNI ka histori të tilla. Kush thotë se më kanë humbur dokumentet do të dalë përgjegjës dhe do të shkojë për përgjegjësi penale, sepse nuk mund të vazhdohet kështu. Dhe mënyra e organizimit do një shkundje që nga mentaliteti i punonjësve, mënyra e veprimit, e administrimit, qoftë edhe nga mënyra e pritjes së qytetarëve.”

Gjatë takimit me qytetarët në qytetin e Fierit, në kuadër të programit të bashkëqeverisjes, Ministrja prezantoi prioritetet e qeverisë shqiptare në Reformën në Drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendojmë që mbase në shkurt do të dalin rezultatet e para për drejtuesit kryesorë, por njëkohësisht edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, kandiatët për KLGJ apo KLP me qëllim që të kemi mundësinë që menjëherë pas kësaj të ngrihen institucione e reja. Ju e dini mjaft mirë që Partia Socialiste, Kuvendi dhe deputetet e PS­së kanë marrë të gjitha masat me qëllim që të gjitha këto institucione të reja të drejtësisë të ngrihen sa më shpejt. Është pikërisht ky procesi i fundit që ndodhi, nuk u votua dhe e gjithë lista nuk u votua, u rrëzua për anëtarët e KLGJ dhe KLP që lidhet me sistemin e drejtësisë. Sa më shpejt që të miratohet kjo listë, aq më shpejt do të mund të funksionojë sistemi i ri i drejtësisë, i cili ka në thelb të saj tranparencën, pavarësinë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në gjykimet që bëjnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimeve në qark, Ministrja e Drejtësisë, vizitoi edhe Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në Kosovë të Lushnjës dhe në Fier. Gjatë vizitës në këto Institucioneve Gjonaj inspektoi nga afër kushtet dhe pati takime me të dënuarit të cilët e njohën me shqetësimet dhe problematikat që hasin në burgje.

Për drejtuesit e rinj u lanë detyra, që ata duhet t’i përmbushin gjatë periudhës tre mujore të provës, detyra që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave, trajtimin e të dënuarve dhe sigurinë në burgje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?