Rilindja nis blerjen e votove në këmbim të lejeve të legalizimit
Rilindja nis blerjen e votove në këmbim të lejeve të legalizimit.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, janë raportuar dy denocime në ndërfaqen e “Aktiviteteve të Ndaluara”, në rubrikën “Kallëzo”, për veprimtaritë e deputetit të PS, Qarku Fier, z. Bujar Çela, i cili ka publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook disa foto me qytetarë të ndryshëm duke shpërndarë leje legalizimi të shtëpive të tyre në Njësinë Administrative Hyzgjokaj.
Bazuar në denoncimet e raportuara, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 11.01.2021, ora 12:00, zhvillon seancën dëgjimore për shkelje të parashikuara në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me
Z. Arben Qalliu, Drejtor i Drejtorisë Vendore i A.SH.K Lushnjë
Bazuar në nenin 47 dhe 87 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, z. Qalliu ka të drejtën të paraqitet vetë ose me mbrojtës ligjor për të dhënë shpjegimet e tij, ditën e hënë, më datë 11.01.2021, në orën 12:00, në adresë Rr.Ibrahim Rugova, nr.4, Tiranë.
Në linkun më poshtë gjeni njoftimin për zhvillimin e procedurës administrative ndaj z. Arben QALLIU, për shkelje të parashikuara në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të KQZ-së.
http://kqz.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/Njoftim-per-zhvillim-procedure.pdf
KOHA JONË SONDAZH

