FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rivendosja e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Meta: Ngjarje që frymëzon besim për një shoqëri demokratike dhe zgjedhje të lira

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se kjo ngjarjen frymëzon edhe më shumë besim në ndërtimin e një shoqërie demokratike.

“Shqiptarët kujtojnë sot me gëzim dhe krenari rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA. Kjo datë historike, për ne shënon edhe një moment për të nderuar ata mijëra shqiptarë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre duke besuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, të evokuara nga ky vend i madh.

Kjo ngjarje e shënuar i frymëzon dhe u forcon shqiptarëve edhe më shumë besimin në parimin themelor të çdo shoqërie demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”,- shprehet kreu i shtetit Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?