Romir Zalla: Protesta do ‘radikalizohet’. Aktorët të vendosur ta bëjmë si në ‘Rumani…’

Protesta aktorëve kundër prishjes Teatrit Kombëtar pritet të njohë forma të tjera. Aktori Romir Zalla i pyetur në studion e “SYRI.net” se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme, është shprehur: “Nga e premtja e më pas do të ndërmarrim hapa të tjerë. Nëse deri tani kemi dalë në protestë vetëm ditëve të hëna, në mënyrë simbolike, tani s’ka më vend për simbolikë…. Tani jemi detyruar të mësojmë si funksionojnë protestat, dhe mësova se në Rumani nuk qëndronin 1 milion vetë në shesh 24 orë, por një pjesë rrinin shesh, të tjerët vinin herë pas herë dhe nuk e lanë sheshin bosh për asnjë moment. Një mënyrë të ngjashme do të zgjedhim edhe ne, të qëndrojmë jo më vetëm një ditë në javë, por çdo ditë”,- tha Zalla.

Ai u bëri ftesë qytetarëve që ti bashkohen kauzës së drejtë të artistëve. “Kemi një ftesë të hapur për të gjithë. Ju bëj thirrje të gjithëve që të vijnë e të na mbështesin aty,  të gjithë pa përjashtim, shoqëria civile, gazetarë, mjekë, inxhinierë, etj., ata që e duan teatrin, por le të vijnë edhe ata që nuk e duan, sepse aty nuk ka protokoll… Mund të marrë fjalën dhe të flasë gjithkush dhe të thotë atë që mendon!”, përfundoi deklaratën e tij aktori Romir Zalla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?