Rritet tensioni Kryeministër-President. Haradinaj: Ta jap karriken e merre me vete!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur presidentit të vendit, Hashim Thaçi, pas kërcënimit të tij se shefi i ekzekutivit mund të largohet nga posti i tij, për shkak të qëndrimit të tij kundër planit të kreut të shtetit për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.

Thaçi ka thënë, në një konferencë, një ditë më parë, se “kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij rreth dialogun, pa dialog nuk ka të ardhme atlantike për Kosovën.

“Tek e fundit”, ka thënë Thaçi, “pozitat tona nuk janë të përhershme, kryeministrat dhe presidentet mund të ndërrohen, shkojnë e vijnë, gjithsesi mund të ndërrohen ata që nuk korrigjohen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Haradinaj, gjatë një paraqitjeje në RTV Dukagjini, ka thënë se Thaçi “nuk e ka gjetur njeriun për të folur me këtë gjuhë”. “Sa i përket karrigeve, kush të ka qejf ia jap timen me vete. Nëse do le ta çojë në shtëpi, apo ku të dojë”, ka deklaruar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë njëherë e kam marrë me vete në Hagë, e di si është ta lëshoj karrigen”, ka thënë Haradinaj. “Jam mësuar t’i lëshoj, se kam asnjë problem. Kur e kam lëshuar më herët, kam shkuar në burg. Tash jam këtu, kah Kosova”, është shprehur shefi i ekzekutivit.

Haradinaj ka thënë se një ndryshim kufijsh do të përbënte “ndarje të Kosovës”. E kjo, ka thënë shefi i ekzekutivit në RTV Dukagjini, do të ishte një “tragjedi”. Haradinaj ka theksuar se kufijtë aktualë të vendit “i ka vendosur lufta”. Megjithatë, Haradinaj është shprehur pro vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?