Rrokaj: Nuk është ulur papunësia, por shqiptarët kanë ikur

Deputeti i LSI, Shezsai Rrokaj, ka komentuar deklarata e bëra nga kryeministri Rama për uljen e numrit të papunësisë. Rrokaj tha se papunësi nuk është ulur se kjo qeveri ka hapur vende pune apo ka bërë reforma, por sepse shqiptarët janë larguar nga vendi.

“Në Shqipëri nuk është ulur papunësia, por shqiptarët kanë ikur. E para largimi i shqiptarëve, e dyta ulja e lindjeve, por dhe kjo për shkak të faktorëve ekonomikë. Shqiptarët me çdo qeverisje kanë patur pakënaqësi, por ata nuk durojnë dot arrogancën. Ai bën makiazh për ti hedhur hi syve popullit nëpërmjet mediave, por mjerimi është mjerim. Ku duket mjerimi tek përgjigja pse ikin shqiptarët. Edi Rama nuk jep dot përgjigje pse po ikin shqiptarët. Kjo qeveri nuk mund të rikthejë shpresën tek shqiptarët. Ajo që mund ta rikthejë shpresën është opozita”,- tha Shezai Rrokaj për Syri.net.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?