“Rruga e Arbrit”, Rama ftoi dibranët me shkrim dore, reagon PD: Ordiner

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka lajmëruar ceremoninë për çeljen e punimeve për rrugën e Arbrit me një ftesë me shkrim dore, letër kjo që kreu i Qeverisë vendosi ta publikonte edhe në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Në ftesën për dibranët, kryeministri Rama thotë se të dielën nisin punimet e pritura për 100 vjet. Po kjo e veçantë e Ramës ka shkaktuar reagimin e fortë të Partisë Demokratike. Nënkryetari i selisë blu, Edi Paloka teksa e cilëson Ramën një ordiner, i kujton atrij se në 5 vite qeverisjeje, ai nuk ka bërë asnjë punë, por vetëm llogje.

Reagimi i Palokës

Swiss Digital Desktop Reklama

Ordiner…!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpresoj që dibranët të ta kthejnë përgjigjen siç e meriton e siç dinë ata. Ka pesë vjet që nuk bën asnjë punë. Vetëm llogje e guxon dhe të ironizojë ata që e kanë akuzuar për këtë. Të vetmet “inagurime” që ka bërë në 5 vjet kanë qenë investime të projektuara, financuara dhe iniciuara nga qeveria “Berisha”. Ka 5 vjet që “rritjen ekonomike” e llogarit bazuar tek të vetmet investime madhore që vazhdojnë në Shqipëri e që janë TAP-i dhe “Devolli Hydropower”, për të cilët e di dhe më i humburi në këtë vend që janë investime të qeverisë “Berisha”. Sot ka gjetur momentin të mburret e njëkohësisht të bëjë dhe ironi me mashtrimin e radhës që ka të bëjë me rrugën e Arbrit. Pasi i gënjeu për 5 vjet me radhë dibranët, tani flet me paturpësi për “fillimin e punimeve, të pritura për 100 vjet”. Këta duket sikur kanë dalë të gjithë nga i njëjti vend i ndyrë; “rilindas” e 99-sha , mashtrues ordinerë e shpifësira. Rruga e Arbrit është nisur po ashtu nga qeveria “Berisha”, e cila ka realizuar të paktën 60% të punimeve të saj deri ditën që Edvini erdhi në pushtet. Këtë e dinë jo vetëm dibranët e matjanët, por dhe çdokush që i ka rënë rruga për në Dibër. Siç e dinë po aq mirë se që nga dita që Rama ka ardhur në pushtet i ka mashtruar dibranët, një herë në 6 muaj, sa herë i është dashur të shkojë për fushatë në Dibër. Tani, i pafytyrë siç është, i fton “në Peshkopi dhe Klos “…”për fillimin e punimeve të pritura për 100 vjet.” Dibranët nuk kanë 100 vjet që presin “fillimin e punimeve” ooo… Kanë 5 vjet që presin rifillimin dhe përfundimin e punimeve që ti i ndërpreve kur erdhe në pushtet o…edvin. Ti e do një përgjigje, tamam si prej Dibre, e shpresoj që dibranët të ta japin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?