Ruçi: Nëse thotë OSBE/ODIHR jemi dakort për votim elektronik

Kreu i Grupi Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i quajti të vonuara propozimet e Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, veçanërisht ato që flasin për votimin dhe numërimin elektronik. 

Ai kërkoi që palët t’u drejtohen institucioneve ndërkombëtare për këtë çështje. 

“T’i drejtohemi OSBE/ODIHR, ata janë arbitrat. Nëse ata pranojnë dhe marrin përsipër përgjegjësinë se me këto ndryshime realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, atëherë kjo mazhorancë është e gatshme që të votojë për votimin elektronik”, deklaroi Ruçi. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Propozimi i Ruçit u mbështet edhe nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?