Ruçi thërret për raportim në Kuvend 27 institucione të pavarura

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku thirret nga dy komisione parlamentare për të raportuar mbi punën një vjeçare të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla. Report TV siguron dokumentin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruci i cili thërret për raportim 27 institucione.

Plot 20 institucione të pavarura dhe 7 të krijuar me ligj do të raportojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë deri në mars, për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2017. Pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve, Gramoz Ruci ka hartuar kalendarin sipas të cilit do të thërrasë në Komisione për raportim institucionet.

Sipas këtij kalendari të siguruar nga Report TV, tek Komisioni i Ligjeve do të raportojë mbi kriminalitetin në vend, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku e cila do të duhet të evidentojë punën e paraardhësit të saj, Adriatik Llalla. Marku do të raportojë edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po në komisionin e ligjeve do të raportojë edhe Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Autoriteti për Hapjen e Dosjeve, Ministri i Drejtësisë, Agjencia e Trajtimit të Pronave, DAP-i, etj. Për herë të parë Inspektorati i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive, veç të tjerave, do të raportojë edhe për ligjin e sinjalizuesve, pra spiunëve antikorrupsion brenda institucioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare do të raportojë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, koordinatori antikorrupsion në Kryeministri, dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit.

Komisioni i Ekonomisë do të thërrasë një numër të lartë institucionesh, si Kontrollin e Lartë të Shtetit, Bankën e Shqipërisë, AMF, Autoriteti i Konkurrencës, etj. Këshilli i Ministrave do të duhet të raportojë në Komisionin e Integrimit Evropian mbi përparimin në procesin integrues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?