Rudy Giuliani vizitë në Shqipëri

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, u takua sot me Rudy Giuliani-n, ish-Kryebashkiaku i Nju Jorkut. Takimi u zhvillua në Ashraf-3, në vendbanimin e Rezistencës Iraniane në Shqipëri.

Ata diskutuan për zhvillimet më të fundit në Iran dhe në rajon, duke përfshirë protestat e vazhdueshme antiregjim në mbarë vendin, gjendjen e dobësuar të regjimit dhe veprimtaritë e tij malinje në rajonin e Lindjes së Mesme.

Maryam Rajavi Meets Rudy Giuliani in Albania

Znj. Rajavi përsëriti se regjimi iranian gjendet përballë një shoqërie në prag të shpërthimit, një lëvizjeje rezistence të organizuar dhe një mjedisi ndërkombëtar ndryshe. “Si rezultat i zgjerimit të njësive të Rezistencës dhe të veprimtarive të tyre mbarëkombëtare, së bashku me paaftësinë e regjimit për të trajtuar problemet thelbësore me të cilat përballet populli iranian, perspektiva për përmbysjen e këtij regjimi nuk ka qenë kurrë më e ndritshme,” tha ajo, duke shtuar, “Është koha që komuniteti botëror ta njohë kërkesën e drejtë të popullit iranian për ta rrëzuar diktaturën fetare në pushtet.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke rikujtuar se Presidenti amerikan dhe Sekretari i Shtetit kanë deklaruar vazhdimisht se ky është një regjim i korruptuar dhe se populli i Iranit ka qenë viktima që ka vuajtur më gjatë prej tij, Kryebashkiaku Giuliani theksoi se Amerika qëndron në anën e popullit iranian dhe e mbështet luftën e tij për liri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryebashkiaku Giuliani tha se ekziston një alternativë e arsyeshme ndaj regjimit iranian, e cila mishërohet në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke iu referuar planit me dhjetë pika të NCRI-së për të ardhmen e Iranit si një garanci për liri, demokraci dhe të drejta njerëzore në një Iran post-teokratik. Duke vlerësuar udhëheqjen e znj. Rajavi, z. Giuliani tha, “Rezistenca Iraniane është e pashoqe në aftësinë e saj për ta përmbysur tiraninë fetare që sundon Iranin dhe për ta sjellë atë komb të madh në gjirin e botës së qytetëruar.”

Giuliani shtoi, “Zhvillimi i Ashraf 3 në një periudhë kaq të shkurtër kohore është i mahnitshëm dhe tregon aftësinë e mrekullueshme të MEK për ta rindërtuar Iranin i cili është shkatërruar nga ky regjim.”

Znj. Rajavi shtoi se sanksionimi i Khamenei-t dhe zyrës së tij duhet të zgjerohet për të përfshirë edhe Hassan Rouhani-n dhe Javad Zarif-in në mënyrë që t’i jepet fund shfaqjes së përçarë të moderimit dhe reformës në regjimin klerikal. Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) ashtu si Garda Revolucionare (IRGC) duhet të vihet në listat terroriste të SHBA-së dhe BE-së. Regjimi iranian dhe IRGC duhet të përjashtohen nga Iraku, Siria, Jemeni, Libani dhe Afganistani. Agjentët e IRGC dhe MOIS duhet të gjykohen e të përjashtohen nga SHBA dhe BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?