Sali Berisha: Hashim Thaçin nuk e akuzoj për vrasje, por për tradhti kombëtare do ta varja tre herë në shtyllë bashkë me Edi Ramën!

Akuza të forta nga ish-kryeministri Berisha Ndaj Hashim Thaçit dhe Edi Ramës. Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se asnjëherë nuk e ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se e ka vrarë gazetarin Ali Uka.
“Kurrë në jetën time nuk e kam akuzuar Hashim Thaçin për Ali Ukën. Ali Uka është vrarë dhe ka pasur shok dhome Hashim Thaçin”, – ka thënë Berisha në Rtv Dukagjini.
Berisha tha se po ta dinte se Thaçi ka lidhje me vrasjen e Ali Ukës, do ta akuzonte publikisht.
“Po të kisha dijeninë më të vogël në vrasjen e Ali Ukës, nuk do të hezitoja të dal publikisht me akuza ndaj Thaçit”, – ka thënë Berisha.
Megjithatë Berisha nuk u kursye në akuza të tjera për Thaçin për të cilin tha se ka bërë gjithçka për shkëmbim territoresh me Serbinë.
Hashim Thaçi bëri gjithçka për shkëmbim territoresh me padronin e tij, Vuçiqin. Edi Rama bëri gjithçka për ndarjen e copëtimet të Kosovës. Së bashku me Baton Stanishiqin ndërtuan 3 viteve të fundit dhe bënë një fushatë për ç’bërjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.
Prandaj, në qoftë se unë s’pranoj kurrë akuza ndaj tij apo ndaj tyre për kanibalizëm siç ishte formuluar akuza e Gjykatës Speciale, absolutisht për aktet që i kanë kryer ndaj Kosovës do t’i varja të 3 në shtyllën e turpit të historisë kombëtare shqiptare dhe do t’i dënoja ata me dënimet më të rënda për tradhti kombëtare”, – u shpreh Berisha

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?