Sali Berisha: Nuk ka dy PD, por vetëm një

Në një deklaratë para mediave, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Bashizmi, ishte një doktrinë që u arkivua me dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Më tej, Berisha tha se nuk ka dy PD, por vetëm një.

Së pari dua të garantoj demokratët në të gjitha nivelet nga anëtar i thjesht te deputetë e me radhë se PD është e hapur dhe vullnet plotë për të diskutuar dhe debatuar me çdo anëtar të saj cilido qoftë ai. Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse nuk bëhet më fjalë për një kryesi të shkarkuar më 11 Dhjetor, kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve cilido qoftë ai nuk dëgjohet. Fola për 11 Dhjetorin por sanksionimin më të plotë 11 Dhjetori e mori me datë 6 mars. Ajo që unë dua të theksoj dhe siguroj është se PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar të dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por unë gjykoj se brenda grupit parlamentar mund të zhvillohet çdo debat, mund të diskutohet për çdo gjë. Sikundër dua të theksoj dhe ftoj miqtë e mi të mos harrojmë se Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve dhe parimeve të partisë. Ai u arkivua bashkë me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë dy parti demokratike. Ekziston vetëm një dhe vetëm parti demokratike”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?