Sali Berisha shkon në Presidencë, homazhe për Bujar Nishanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në Presidencë, për homazhe në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Arkëmorti me trupin e pajetë të Nishanit është vendosur në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë.

Pas daljes nga Presidenca, në një prononcim për mediat, Berisha tha:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bujar Nishani në dekada ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi i ngushtë por edhe një miqësi e përsosur. Një miqësi që nuk njohu ndonjëherë asnjëlloj, të themi, rrënje. Përkundrazi, erdhi gjithmonë në forcim. Ai është përjetësisht i gjallë në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin atë si mik, si bashkëpunëtor të familjes, atë që pati një bashkëshort dhe prind të tillë. Duke ndarë sot dhimbjen dhe zinë me familjen Nishani, miqtë dhe të afërme të tij, u shpreh ngushëllimet e mia atyre dhe shqiptarëve që humbën ish-kreun e shtetit që i dha dinjitet institucionit të Presidencës, i paharruar dhe i përjetshëm do mbetet kujtimi i tij”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?