Salianji: Biznesi i burrit të deputetes së PS 10-fishoi të ardhurat me qeverinë “Rama”

Partia Demokratike, përmes deputetit Ervin Salianji, ka publikuar të dhënat e pasurisë së kompanisë së bashkëshortit të deputetes së PS-së, Klotilda Bushka. Paradite ishte Klotilda Bushka ajo që denoncoi familjarët e kreut të PD, Lulzim Basha.

Salianji tha se kompania në fjalë ka 10-fishuar të ardhurat që pasi në pushtet erdhi Edi Rama. “Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka bëri sot rolin e shërbëtores së oborrit të Edi Ramës. Ajo u përdor për të sulmuar me të pavërteta opozitën në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale. Këtë pasuri Klotilda Bushka e ka vënë duke grabitur tendera publik. Duke hedhur baltë mbi opozitën ajo përpiqet që të fsheh pasurinë e bashkëshortit të saj. E vërteta e ditur për të gjithë publikun është se Altin Bushka, bashkëshorti i Klotildës ka 10 fishuar të ardhurat e kompanisë me marrjen e pushtetit nga Edi Rama”, u shpreh Salianji.

Deputeti demokrat tha se kompania ‘Selcom’ në pronësi të bashkëshortit të deputetes së PS-së ka fituar 3 miliardë e 500 milionë lekë nga tenderat publikë. Me vettingun që propozon Partia Demokratike, vijoi Salianji, deputetja Bushka largohet nga politika.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kompania ‘Selcom’, në pronësi të Altin Bushkës dhe Gentian Sulës, një tjetër klient i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, deri në vitin 2012 ka qenë pothuajse inekzistente. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës në katër vitet e fundit kompania ka 10-fishuar pasurinë e saj. Dhe kjo është vetëm pasuria e dukshme e Klodita Bushka Ferhati. Vetëm me tendera publik kompania e Klotida Bushkës dhe bashkëshortit të saj ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Me vettingun që propozon Partia Demokratike Klotilda Bushka largohet nga politika”, deklaroi deputeti Ervin Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e plotë e deputetit të PD:

“Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka bëri sot rolin e shërbëtores së oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale.

Këtë pasuri Klotidla Bushka e ka vënë duke grabitur tenderat publikë. Duke hedhur baltë mbi opozitën, Klotilda Bushka u fshehu pasurinë në emër të bashkëshortit të saj.

E vërteta është se Altin Bushka, bashkëshorti I Klotildës, ka 10 fishuar të ardhurat e kompanisë me marrjen e pushtetit nga Edi Rama.

Grafiku tregon qartë se kompania Selcom, në pronësi të Altin Bushkës dhe Gentian Sulës, një tjetër klient I Edi Ramës dhe Erion Veliajt, deri në vitin 2012 ka qenë pothuajse inekzistente. Por në 4 vitet e fundit kompania ka rritur me 10 herë pasurinë e saj.

Dhe kjo është vetëm pasuria e dukshme e Klotilda Ferhatit.

Vetëm me tendera publikë kompania e Klotilda Bushkës ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve.

Me vettingun që propozon Partia Demokratike Klotilda Bushka largohet nga politika.

Është pasuaria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, si Klotidla Bushka, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.

Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi.

Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve vetëm me koncesione 2.2 miliardë euro”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?