FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Seancat dëgjimore per kreun e ri i KQZ-së, Bele debate me Ristanin për funksionet në PS

Komisioni i Ligjeve sapo ka nisur sot seancën dëgjimore për kreun e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Aplikimet kanë përfunduar më 30 shtator, ndërsa mandati i kryetares aktuale Lefterije Luzi përfundon ditën e sotme. Aktualisht në garë janë kandidatët: Koli Bele; Denar Biba; Rozeta Ivanova; Lefterije Luzi; Anton Lleshaj; dhe Elion Semanaj.

I pari që është ftuar në seancë është avokati i PS-së në Kolegjin Zgjedhor Koli. Para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve bele mohoi të ketë qenë anëtar i ndonjë subjekti politik, pretendim ky që nuk është pranuar nga demokratët. Ish-kreu i KQZ-së, njëherësh deputet i PD-së në Komisionine  Ligjeve Arben Ristani iu drejtua Beles se si do të mund të garantojë ai pavarësinë e drejtimit të institucionit më të lartë zgjedhor në vend në një kohë që ai ka ushtruar më parë funksionin e zëvendëssekretarit për çështjet zgjedhore në PS. Por sërish Bele ka këmbëngulur se ai nuk ka qenë asnjëherë në një post të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?