FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sekretari amerikan, Pompeo telefonatë falenderuese për ministrin Bushati

Sekretari i Shtetit amerikane, Mike Pompeo ka telefonuar sot ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, për ta falenderuar lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për dëbimin e dy diplomatëve iranianë.

Në rrjetin social Twitter, ministri Bushati bën të ditur se Sekretari i Shtetit ka vlerësuar lidershipin e qeverisë shqiptarë për vendimin e marrë.

“Një telefonatë me Sekretarin Pompeo, i cili falënderoi Qeverinë Shqiptare për lidershipin që tregoi kundër praktikave diplomatike të papranueshme. Nënvizova se Shqipëria bashkon forcat me vendet e tjera Europiane për tu mbrojtur ndaj aktiviteteve të fuqive të tjera”,- shkruan Bushati në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre ditë më parë, Shqipëria dëboi ambasadorin iranian në Tiranë dhe një tjetër diplomat për shkak të dyshimeve për implikim më aktivitete terroriste. Ky vendim është përkrahur nga autoritet më të larta të SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Telefonata e kreut të diplomacisë amerikane për minsitrin Bushati konfirmon pikërisht këtë mbështetje të SHBA për vendimin e Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?