FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sëmundja e deputetit, qeveria i akordon fond për herë të tretë Bashkim Finos

Qeveria ka vendosur që për të tretën herë radhazi të mbulojë shpenzimet e pjesshme për deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino, i cili prej disa kohësh vuan nga një sëmundje.

Ditën e sotme Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës miratoi këtë vendim, ndërsa shuma e akorduar është 2 240 000 mijë lekë, (njëzet e dy milionë e katër qind mijë leke të vjetra). Më herët, për Finon u dhanë dhe dy fonde të tjera, 560 000 dhe 1,1 milion lekë. Kjo shumë do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

Prej kohësh ligjvënësi i majtë qëndron në një spital në Itali, për shkak të sëmundjes, ndërsa shumë prej kolegëve të tij, pjesëtarë të kabinetit Rama e kanë vizituar atë në shtetin fqinj. Vetëm para pak ditësh, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pohoi se kishte shkuar për të parë nga afër gjendjen e deputetit Fino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?