Sërish tension në Dibër, maskat dhunojnë qytetarët (VIDEO)

Mëngjesi i së shtunës ka qenë i tensionuar në Dibër. Një grup protestuesish të opozitës, janë përplasur me Forcat e Lëvizshme Operacionale që kanë mbërritur në Peshkopi, pas incidenteve të mbrëmshme në KZAZ-në numër 19. Nga videoja e publikuar nga faqja ”Bulqiza ime” në facebook, shihen forcat speciale, të maskuar sesi ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve. Ata iu kërkojnë efektivëve të maskuar dhe të armatosur të heqin armët. Persona civilë ndërhyjnë dhe largojnë disi efektivët e FLO për të shmangur përplasjen, nga ana tjetër ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi iu bën thirrje qytetarëve të zmbrapsen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?