SHBA: Heqja e mandatit të Rakipit e Rehovicës provë se dekriminalizimi vijon

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në një deklaratë të shkurtër, mirëpret vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të deputetëve Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës. Sipas ambasadës, ky vendim është provë se procesi i dekriminalizimit i nisur dy vite më parë po vijon.

DeklarataAmbasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri.

Me 5 vota pro, KQZ pranoi kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme, e cila pas verifikimit të shenjave të gishtërinjve i akuzoi dy deputetët se me emër të rremë janë ndaluar në shtetin italian rreth 20 vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“KQZ me 5 vota pro vendos të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit, për Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi” lexoi vendimin kryetari i KQZ-se, Klement Zguri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?