FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shefi i Politikës së Jashtme të BE: Shqipëria ndër aleatet më të besueshme të Bashkimit Europian

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Rama tha se Shqipëria ndër aleatet më të besueshme të Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij, Borrell ka përshëndetur rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe qëndrimin ndaj Rusisë lidhur me agresionin ndaj Ukrainës.

Shqipëria e ka treguar qartë që është një nga partnerët më të besueshëm të BE, politikat e Shqipërisë janë 100% në përputhej me politikën e BE, në këtë kohë sprove Shqipëria ka konfirmuar angazhimin e saj për rendin dhe sigurinë ndërkombëtare. Shqipëria është anëtare e NATO, por përtej kësaj Shqipëria është ofruese e sigurisë dhe ju jam mirënjohës për kontributin tuaj në operacionet e ndryshme në botë. Është shumë i rëndësishëm dhe ka ndodhur shumë përpara luftës

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet rritur siguria kibernetike për të luftuar kundër dezinfomimi, burime të reja për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen në rajon Të qenit bashkë është më e rëndësishme“, u shpreh Borrell.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?