Shembja e Teatrit? Panariti: Të gjithë të mbrojnë godinën historike

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, ka përçuar thirrjen për më shumë reagim nga ana e artistëve dhe qytetarëve, për projektligjin që shemb Teatrin Kombëtar.

”Nuk do të ketë më Teatër Kombëtar, nëse artistët dhe qytetarët e këtij vendi nuk i thonë ndal me vendosmëri projektligjit i cili i hap rrugë shembjes së godinës historike”,-shkruan Panariti.

Ish-ministri i Bujqësisë, sjell në vëmendje sesi ndërtesat historike janë kthyer në kulla dhe qendra tregtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Prova?! Fati tragjik i Kinema 17 Nëntorit, ish-Kinema Nacional, në funksion që prej vitit 1914 dhe tashmë përfunduar në qendër tregtare dhe kinema Republika e shndërruar në kullë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, deputeti i LSI-së jep këtë mesazh: ”Për analogji me projektin e qeverisë për ndërtimin e teatrit kombëtar, trualli dhe këto ndërtesa historike ju dhanë investitorëve privatë për rikonstruksion dhe “kthim në identitet”. Tani identitetin e tyre kërkojeni në arkiva”,-shkruan Panariti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?