FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shërbimet sekrete austriake lajmërojnë për sulme terroriste në Vit të RI

 

Nuk ndalojne skenaret per sulme terroriste. Policia austriake ka thënë të shtunën se një shërbim “miqësor” i inteligjencës ka paralajmëruar kryeqytetet evropiane për sulme të mundshme terroriste në prag të Vitit të Ri, duke shtyrë policinë e mbarë kontinentit të vjetër që të shtojnë masat e sigurisë. “Disa emra të sulmuesve potencialë janë përmendur, të cilët janë kontrolluar, dhe hetimi bazuar në këto kontrolle nuk ka dhënë ende ndonjë rezultat”, ka konfirmuar policia e Vjenës, raporton Reuters, rreth gjashtë javë pas sulmit që kishte goditur Parisin, me ç’rast kishin mbetur të vdekur rreth 130 njerëz.

“Disa ditë para Krishtlindjeve një paralajmërim nga një shërbim miqësor (i inteligjencës) iu ishte dërguar kryeqyteteve të Evropës, duke thënë se do të ketë sulme të ndryshme me të shtëna armësh dhe shpërthime me bombë gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në hapësirat e populluara”, ka thënë më tutje policia austriake, transmeton Koha.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia austriake ka kërkuar nga populli i tyre që të kuptojnë nevojën për shtimin e sigurisë, sidomos në vendet që janë më të frekuentuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa edhe një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë ka thënë se vendi i tij ende është shënjestër e terrorizmit, duke mos konfirmuar ndonjë operacion për ndonjë situatë të veçantë.

“Gjermania është ende në shënjestrën e terrorizmit xhihadist”, ka thënë ai, duke thënë gjithashtu se janë shtuar edhe masat e sigurisë, sidomos pas sulmeve në Paris.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?