Sherr, akuza, pazare dhe ftesa për dialog. Çfarë po ndodh sot në Tiranë?

Dita e sotme ka nisur me zhvillime intensive politike. Në orën 18:00 skadon afati për paraqitjen e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Ndërkohë partitë politike kryesore kanë qëndrime krejtësisht të ndryshme.

PD dhe LSI deklarojnë se nuk do të lejojnë, me asnjë mënyrë, që qeveria të emërojë një kryeprokuror vetëm me votat e saj, për të mbyllur dosjet e korrupsionit të mazhoracës. Kryeministri Edi Rama kërcënon se do të zgjedh kryeprokurorin me votat e PS-së, ndërkohë i shtrin dorën vetëm Lulzim Bashës nga opozita për të gjetur një emër konsensual.

Nuk ka munguar sot as reagimi i Ambasadorit të SHBA, Donald Lu për çështjen e kreut të akuzës. Ambasadori ka deklaruar se kryeprokurori i ri duhet të jetë një zyrtar që nuk mbron politikanët e korruptuar dhe i bëri thirrje PS dhe PD të gjejnë gjuhën e dialogut. Ndërkohë, LSI ka reaguar nëpërmjet kreut të grupit parlamentar, Petrit Vasili dhe Zëvendëskryetarit Luan Rama, të cilët shprehen se ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë për të shpëtuar reformën në drejtësi nga dështimi dhe të mos lejojnë më pazare politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama-Bashës: Koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Rama ka reaguar sërish për zgjedhjen e Kryeprokurorit. Duke ju drejtuar kreu të PD, Lulzim Basha, Rama thotë se është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia. Kryeministri Rama thotë më tej në statusin e tij në “Facebook” se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë ne BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme. “LB (Lulzim Basha) është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë ne BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme”,- shkruan Rama në “Facebook”.

Lu: Fund epokës kur kryeprokurori mbron politikanët e korruptuar

 “Reforma në Drejtësi nuk ka vdekur, por ka vdekur koha kur politika zgjaste duart tek drejtësia”, deklaroi sot Ambasadori i SHBA-së Donald Lu i pranishëm në konferencën vjetore te Avokatit të Popullit organizuar në Tiranë. Ambasadori tha se “sistemi i ri nuk mund të ketë prokuror të përgjithshëm që s’ndjek askënd penalisht.  Ky vend s’mund të hyjë në Bashkimin Evropian nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Evropë”.

Duke folur për çështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm, Lu tha se i kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojnë së bashku për të gjetur një zëvendësues të përkohshëm të kryeprokurorit. “Prokurorit të vjetër i mbaroi mandati më 7 dhjetor. Të dyja palët duhet japin fund epokës kur prokurori i përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar”, tha ambasadori Lu. Ambasadori Lu nënvizoi se Reforma në Drejtësi po tremb shumë politikanë, por kjo reformë tashmë është në fazën vendimtare. “Unë e dua reformën në drejtësi për të gjitha familjet që kanë vuajtur nga një sistem gjyqësor i korruptuar. Reforma në Drejtësi po hyn në çast vendimtare. Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe anëtarët e Vettingut kanë punuar shumë. Shumë shpejt do të ketë rezultatet e para. Kjo do ti hapi rrugë Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi”, tha Lu.

“Politikanët kanë frikë dhe disa politikanë kanë thënë se fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur. Ajo nuk ka vdekur por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është e pothuajse e vdekur”, deklaroi Lu.

Luan Rama: Skandali i zgjedhjes së Këshillit  të Emërimeve në Drejtësi  dhe heshtja korruptive e ndërkombëtarëve!…

Nga Luan Rama

Pak ditë më parë, pikërisht më 8 dhjetor 2017, reforma në drejtësi mori dy goditje të rënda prej papërgjegjshmërisë së tepsimaxhorancës së drogës, e cila duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zgjodhi në kundërshtim me kriteret e këtij ligji, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi!

Nga ana tjetër, në të njejtën ditë, e njejta maxhorancë e drogës, vendosi po në kundërshtim me Kushtetutën, të kapë politikisht funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke zgjedhur një kinse “të përkohshëm” me shumicë të thjeshtē votash, kur jo vetëm përmbajtja, por edhe fryma e Kushtetutës detyrojnë zgjedhjen me shumicë të cilësuar!

Mjaftojnë vetëm këto dy raste, për të kuptuar se vullneti i maxhorancës nuk është reforma në drejtësi, nuk është as zbatimi i ligjit dhe as rikthimi i besimit qytetar tek drejtësia. Por rastet që përmenda më sipër fatkeqësisht na japin edhe pamjen në dy standarde të misioneve ndërkombëtare që asistojnë reformën në drejtësi, të EURALIUS-it dhe OPDAT-it! Se ndërsa nxituan të shpallnin një deklaratë të tyre që ishin për zgjedhjen me votim të thjeshtë të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, madje duke “guxuar” edhe t’i tregonin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë jashtë çdo tagri etik e ligjor kufijtë e legjitimitetit e të autoritetit të tij kushtetues, heshtën e nuk bëzanë për zgjedhjen e KED-së në kundërshtim me ligjin! Asnjë fjalë, asnjë koment! Dyfytyrësi korruptive! Heshtje që e kompromenton rëndë vetē rolin dhe misionin e tyre e i bën bashkëfajtorē me tepsinë e drogës ku ështē miksuar qasja antiligjore e korruptive e vetë maxhorancës që zgjodhi KED-në!

Për të qenë më konkret po citoj fjalë për fjalë kriteret që parashikon ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenin 221, për kandidatët që duhet të hidhen në short për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:

  1. Mund të përfshihen në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vetëm ata magjistratë dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, në momentin e organizimit të shortit, plotësojnë kushtet e mëposhtme:
  2. a) në kohën e hedhjes së shortit magjistrati e ka ushtruar funksionin për të paktën 10 vjet dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese për të paktën 1 vit;
  3. b) nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  4. c) nuk ka filluar një procedim disiplinor para kandidimit;

ç) magjistrati ka përfunduar ciklin e plotë katër ose pesëvjeçar të studimeve në drejtësi;

  1. d) magjistrati ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës;
  2. dh) magjistrati është vlerësuar të paktën “shumë mirë” në 2 vlerësimet e fundit etik dhe profesional;
  3. e) magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është nën hetim ose nuk është dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

ë) magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk ështē dënuar më parë me sanksion administrativ për shkelje të rregullave ligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.

  1. Kandidatët që nuk plotësojnë një nga këto kushte përjashtohen nga shorti.

Kështu thotë ligji, e shkruar e zeza mbi të bardhë. Mirëpo ligji u shkel; në short u futën të gjithë gjyqtarët pa asnjē dallim, an block, pas asnjë selektim siç e imponon ligji e madje, edhe ndër fituesit ka që nuk i plotësojnē kriteret e ligjit! Dhe kush e bëri këtë? Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, i keqpërdorur në këtë rast prej arrogancës së maxhorancës së drogës! Këtu merr fund parlamentarizmi, këtu merr fund kushtetutshmëria dhe legjitimiteti! Ndërsa EURALIUS dhe OPDAT heshtën, a thua se nuk ishin aty!

Petrit Vasili: Kompromisi që zhbën Kushtetutën, jo pazar i radhës

Pas thirrjes që ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i bëri mazhorancës dhe opozitës që të  bashkëpunojnë për zgjedhjen e kryeprokurorit, ka ardhur reagimi i parë nga politika. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se kompromisi politik që zhbën kushtetutën dhe ligjin, nuk mund të jetë pazari i radhës. “Reforma në drejtësi ecën përpara vetëm duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin tashmë të reformuar. Kjo na duhet! Kompromisi politik, që zhbën kushtetutën dhe ligjin, s’mund të jetë pazari i radhës, qoftë ky i bërë në shqip apo anglisht. Ky nuk na duhet!”,- shkruan Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?