Shezai Rrokaj: Qeveria sillet me arrogancë ndaj universiteteve

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj ka komentuar situatën e krijuar në universitet shtetërore. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Rrokaj tha se qeveria po sillet me arrogance ndaj universiteteve dhe akademikëve.

Fjala e plotë në Kuvend e Shezai Rrokaj

Ky projektligj është parë si pjesë e reformës: Për Rimëkëmbjes e Energjisë Elektrike, që në 2015-ën u trumbetua si një sukses i Rilindjes dhe si një mënyrë për të bërë shtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kuptim në parim ky projektligj ka si qëllim të tij krijimin e bazës ligjore për ngritjen e Bursës së Energjisë Shqiptare dhe më konkretisht parashikimin e dispozitave në lidhje me identifikimin e veprimtarisë së operatorit shqiptar të tregut të shitblerjes së energjisë elektrike, llojin e strukturës së tij të brendshme të pronësisë, mundësinë për të përfshirë aksionarë të tjerë në strukturën e pronësisë së tij, veçanërisht subjekte private apo entitete të tjera dhe karakteristikat e tyre, si dhe entiteti shtetëror i cili do të jetë aksionar në strukturën e pronësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miratimi i këtij projektligji, që synon krijimin e Bursës së Energjisë Shqiptare, është një ndër hapat e ndërmarrë drejt operimit të tregut të energjisë elektrike të Shqipërisë në një treg plotësisht konkurrues të energjisë, në përputhje me detyrimet e komunitetit të energjisë.

Por po t’i referohemi po shkurtit 2015, në ‘Planin e Rimëkëmbjes së Energjisë Elektrike, qeveria shqiptare premtonte reduktimin e humbjeve në sektorin e energjisë elektrike me 5% në vit, duke filluar nga 37.6% në vitin 2014 në vetëm 8 për qind në vitin 2020.

Në një fjalim në Kuvend plot me shifra invesitmesh e projektesh Kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha:

Ne kemi bindjen e plotë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur dhe nga ana tjetër kemi bindje edhe më të plotë që shqiptarët nuk janë dele që ju t’ju bëni bariun.

Në tetor 2014, qeveria shqiptare nisi një valë arrestimesh të qytetarëve të ndryshëm të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Të dhënat e marra prej BIRN në sistemin e drejtësisë tregojnë se në periudhën shtator 2014 – qershor 2015, mbi 2600 syresh u akuzuan për vjedhje të energjisë elektrike.

Frika e gjithëpërhapur u shpërblye me rritje të pagesave të faturave të prapambetura, duke ulur humbjet e OSHEE-së dhe duke rritur të ardhurat. E gjithë kjo erdhi pasi një kalvari problemesh, që u lidhën me CEZ

Historia e CEZ

Në vitin 2009 grupi çek CEZ bleu kompaninë shtetërore të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri duke paguar 102 milionë euro për 76 për qind të aksioneve, ndërsa premtoi të investonte 200 milionë euro brenda katër viteve.

Pavarësisht premtimeve për investime, kompania çeke e thelloi gropën e borxheve dhe në janar 2013 humbi licencën pas një konflikti me qeverinë shqiptarepër shkak të humbjeve të mëdha teknike dhe vjedhjes së energjisë në rrjetin e shpërndarjes.

CEZ për rrjedhojë nisi një proces arbitrazhi kundër Shqipërisë duke kërkuar 150 milionë euro dëme për prishjen e kontratës dhe shpronësim të paligjshëm. Pas ardhjes në pushtet qeveria e qendrës së majtë e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama ra dakord në verën e vitit 2014, t’i paguante grupit CEZ, 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë.

Po çfarë ndodhi më pas:

III. Skema e mbifaturimit: OSHEE nën akuzë se u ngarkoi humbjet konsumatorëve

Kompania publike e shpërndarjes së energjisë elektrike OSHEE, është nën hetim nga prokuroria për akuzat se mbifaturonte një pjesë të klientëve të saj, duke i krijuar mundësi vetes të ulë artificialisht nivelin e humbjeve në rrjet.

EmailPinterestFacebookGoogle+Tëitter

Fatos Krasniqi (cituar sipas BIRN) është 53 vjeç, kryefamiljar dhe i papunë prej disa vitesh. Ai thotë se situata e familjes së tij është shumë e vështirë dhe prej 1 muaji kanë mbetur edhe pa energji elektrike.

“Ne jemi fukarenj, nuk kemi drita. Mendojmë se kemi mbifaturim… “Kemi një muaj pa drita, i lutemi të na japin zgjidhje sepse kam vajzën shtatzënë, tani është dimër,” shtoi ai, i cili më pas tregon se dhe vetë ka një gjendje shëndetësore të rënduar.

Rasti i Krasniqit nuk është i izoluar. Vetëm gjatë vitit që shkoi kompania mori 62 mijë ankesa me pretendime për keqfaturim.

A është “sporadik”, rasti i keqleximit të matësve nga faturistë të OSHEE, siç pretendohet prej saj?

Por ndryshe nga çfarë pretendon kompania, dokumente dhe dëshmi nga zyrtarë, ish zyrtarë ngrenë dyshime se disa drejtori rajonale të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike i mbifaturojnë qytetarët në bazë të një plani mujor që shpërndahet nga zyrat qendrore dhe ka për qëllim të fshehë humbjet në rrjet dhe të përmirësojë treguesit e kompanisë.

Në kuadrin e reformës Faturistët si rregull duhej të realizonin 2 detyra: faturimimi pa dallim i çdo konsumatori dhe ulja e humbjeve në rrjet

Por të dhënat e marra ERE tregojnë se reduktimi i humbjeve në sektorin e shpërndarjes efektivisht ka ngecur që nga ajo kohë. Në vitin 2016 humbjet ishin 28% ndërsa në periudhën janar-gusht 2017, humbjet ishin 27.5%.

Për vitin 2016, objektivi i qeverisë ishte reduktimi i humbjeve në 26% ndërsa për vitin 2017 humbjet duhej të reduktoheshin në 21%. Ecuria e keqe e dy viteve të fundit e ka bërë të vështirë arritjen e objektivave për vitet 2018-2020.

Për t’i dalë përpara kësaj rrokullisjeje humbjesh OSHEE filloi të aplikonte në mjaft vende (Shkodër) një skemë mbifaturimi ndaj konsumatorëve familjarë, duke i fryrë faturat e energjisë elektrike me energji të palexuar.

Pjesa drejtuese bashkëpunonte për të rritur kilovatët aq sa kanë pasur ata nevojë dhe për të rregulluar humbjet në mënyrë abuzive, duke ia mbifaturuar abonentëve.

Ky mbifaturim ishte me plan mujor.

Ekipet e faturimit të energjisë merrin çdo muaj planin mujor nga shefi i tyre për të faturuar energjinë elektrike. Plani tregon sasinë e energjisë që është hedhur në rrjet në fiderat që mbulon ai lexues dhe nivelin që duhet të faturohet.”

Po ç’thotë BB për të ashtuquajturën reformë në energji dhe konkretisht për çështjen në fjalë?

  1. Banka Botërore thotë se reforma në energji nuk arriti objektivat e uljes se humbjeve të energjisë në rrjet, ndaj i sugjeron qeverisë rishikimin e planit për rimëkëmbjen financiare të sektorit energjitik.

Banka Botërore thotë se reforma në energji nuk arriti objektivat e uljes së humbjeve të energjisë në rrjet. Në raportin e fundit mbi projektin e rimëkëmbjes energjetike, Banka Botërore nënvizon se programi i investimeve të Operatorit të Shpërndarjes nuk ka dhënë efekte uljen e humbjeve.

Po citoj: “Programi i shpenzimeve kapitale të kompanisë së shpënrdarjes së energjisë, OSHEE nuk ka dhënë rezultat tek humbjet, duke devijuar nga programi vjetor në 28 për qind kundrejt 26 për qind dhe 22 për qind që ishte objektivi respektivisht për vitet 2016 dhe 2017”, thotë BB.

Në tre vitet e fundit OSHEE ka bërë mbi 20,8 miliardë lekë, ose 150 milionë euro investime vetëm në rrjetin e shpërndarjes. Por, këto shpenzime, të cilat paguhen nga qytetarët nuk kanë qenë efektive për të ulur humbjet.

15,3 për qind ka qenë baza kur ka nisur monitorimi dhe tre vite më pas ky nivel është 15 për qind, ndërkohe deri në fund të 2019, Shqipëria duhet të arrijë një nivel të humbjeve teknike prej 12,6 për qind.

Banka vlerëson se vit pas viti është bërë progres në disa pjesë, por situata financiare është përkeqësuar në 2017 si pasojë e importeve të larta.

Ja pra një aspekt i reformës energjitike, e cila mbeti në letër.

Po për këtë a keni bindjen e plotë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur dhe që shqiptarët nuk janë dele që ne t’u bëjmë bariun?

Se keni përdorur edhe shprehje të tjera si “delja e zezë” (për LSI) apo “fajin e ka Saliu”, për të përligjur keqqeverisjen:

Tani që tepsinë e keni vetëm, flisni me veten dhe me qytetarët: shpjegojuni për hecet e në kanionet e Osumit, për hecin në zonën e mbrojtur të Nivicës.

Shpjegojuni pse sipas Instat mosha nga 0-40 vjeç po tkurret dhe ajo mbi 65 vjeç po rritet me shpejtësi ose 19 mijë persona në janar 2018 në raport me janar 2017.

Pyetini qytetarët pse po ia mbathin, ku vetëm në vitet 2015-2017 kanë kërkuar azil në BE 132 mijë persona dhe në Francë jemi vendi i parë azilkërkues? Pse Shqipëria renditet në 10 vendet e fundit në botë për nga fuqia prodhuese, sipas Frumit Ekonomik Botëror? Si ua shpjegoni qytetarëve faktin e pohuar nga Instat se në rapport me vitin 2015 shpenzimet për konsum për 10% të familjeve shqiptare janë rritur 14,6 %, kurse për 90% vetëm 0,6%? Pse sipas Berzh 73% e qytetarëve deklarojnë se janë varfëruar?

Përse nuk e mbuloni koston e teksteve, kur e keni premtuar në 2014 në SAPU?, përse shpenzoni 3% të PBB-së për arsimin, kur keni premtuar 5% të PBB-së?,

Pse edhe pas gati 3 vitesh nuk kanë dalë aktet nënligjore të LAL-së, kur duhej të dilnin 6 muaj deri në 9 muaj,pas daljes së tij, duke i future IAL-të në kolaps? Apo një VKM e fundit nr 41. 24.01 2018, e cila është në shkelje të plotë me nenin 57 të Kushtetutës për lirinë akademike.

Apo sjellja arrogante e djeshme me senatin e UT-së, që përveçse e e shpërngulët nga selia e tij, e fyet duke e quajtur UT-në “bisht i kavallit” a e kërcënuat me prerje kokash”?  Mos i kërcënoni profesorët, por dialogoni me ta. E njëjta gjë edhe me artistët, se me siguri ju nuk e doni teatrin më shumë se ata.

Po analfabetizmin funksional si do ta luftoni, ku sipas UNICEF-it kemi 65 mijë nxënës dhe 15 mijë të tjerë kanë braktisur shkollën, gati 13% e numrit total të nxënësve (514 mijë)

Pse u përfshi Policia e shtetit në kanabizimin e vendit dhe përse nuk janë kapur shefat e komisariateve të shpallur në kërkim? Pse sipas DASH-it, Europolit Shqipëria konsiderohet një nga korridoret e kalimit të drogave të forta? Pse nuk kemi investime të mëdha të huaja; përse biznesi vendas priret të investojë jashtë vendit, sipas BSH-së?

A e keni nën vëmendje se borxh i frikshëm deri në 2 miliardë euro i kanoset vendit prej humbjes së çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Strasburgut? Që së bashku me konçsionin tjetër prej 1 miliard për rrugët do t’i zhytin shqiptarët në një borxh publik maramendës?

Prandaj dëgjojini këto këmbana, se nuk e doni ju Shqipërinë më shumë sesa ne, hiqni dorë bindja e e verbër se këto probleme dhe shumë të tjera si këto po e shpien Shqipërinë në drejtimin e duhur dhe se qytetarët janë dele që t’ju besojnë?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?