Shitja e Telekom Albania, pas serbëve kërkesë dhe nga turqit
Për blerjen e kompanisë “Telekom Albania” është interesuar edhe “Çalik Holding”.
Burime nga qeveria shqiptare por edhe nga Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Turqi kanë konfirmuar zyrtarisht për televizionin SCAN se gjigandi turk ka prezantuar një ofertë për blerjen e “Telekom Albania”, që tashmë është nxjerrë zyrtarisht në shitje nga “Deutsche Telekom”.
Në rast se turqit e `Çalik Holding` do të shpalleshin fitues të kësaj gare, atëherë do të kishim një ridimensionin tërësor të tregut të telefonisë celulare në Shqipëri, pasi `Çalik Holding` aktualisht zotëron operatorin e tretë të telefonisë celulare në vendin tonë, Eagle Mobile.
Grupi është i pranishëm në tregun vendas edhe në tregun bankar, pasi zotëron bankën më të madhe private. Interesit të SCAN në lidhje me këtë çështje, ‘Çalik Holding’ nuk ka preferuar t`i japë një përgjigje zyrtare.
Oferta e kompanisë turke, duket se për momentin lë në hije atë të Telekom Srbija, si dhe atë të Vivacom apo PPF.
Kompania serbe ende vijon të jetë në garë pavarësisht zërave për një refuzim nga qeveria shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

