Shkarkimi i Agim Kajmakut, Rama reagon sërish

Mbi vendimin e trupës së KQZ-së për mbarimin e mandatit të (tashmë) ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar sërish kryeministri i vendit, Edi Rama.

Këtë herë, përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan: “KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje?Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”

Ju kujtojmë se reagimi i parë i kryeministrit erdhi disa minuta më parë, ku u shpreh se “institucionet janë institucione”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?