Shkëlqim Hajdari: SPAK do të sjellë në Shqipëri ndryshimin e madh. Ja dosja e parë që duhet të hetojë

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari e ka cilësuar një ngjarje të rëndë atentatin ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, shoferi i tij, Andi Maloku dhe miku i tij, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi).

Teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’ Hajdari tha se në janar të vitit që vjen Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të nis punën e saj, ndërsa theksoi se ky institucion ka për të sjellë ndryshimin e madh në Shqipëri. Mes të tjerash ai tha se dosja e parë që duhet të hetohet është vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomit, i cili u hodh në erë në mes të Vlorës.

“Ngjarja ishte e rëndë (Atentati ndaj Arjan Ndojit). Prokuroritë kanë dështuar. Publiku shqiptar pret që të krijohet Byroja e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Vettingu është bërë i fortë. Kam bindje se brenda dhjetorit do të krijohet Byroja e Posaçme e Hetimit. Brenda këtij viti do të zgjedhim edhe prokurorin e Përgjithshëm. Janari do t’i gjejë strukturat e ngritura. Bëj pjesë tek ata njerëz që e njohin mirë sistemin e prokurorisë. Kam shkuar prokuror sektori dhe më pas drejtues apeli. Gjyqësori është masakruar nga politikanët. Prokurorët e Përgjithshëm janë prodhuar politikisht. Anëtarë te Gjykatës së lartë janë prodhuar politikisht. Me pagat që do të paguhen prokurorët e posaçëm, janë shumë të mira për nivelin e Shqipërisë. Ka një dosje para kësaj të Arjan Ndojit që duhet të hetohet. Është dosja e gjyqtarit që është hedhur në erë në mes të Vlorës. (Vrasja e Skerdilajd Konomi) Unë nuk bëjë optimistin. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka për të bërë në Shqipëri ndryshimin e madh. Këta njerëz që do të punojnë në këtë prokurori do të besojnë tek fuqia e tyre dhe jo tek fuqia e njerëzve të tjerë. Kush nuk beson tek prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka probleme të mëdha”, tha Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?