Shkolla po afron! Bashkia e Shkodrës në terren për përmirësimin e infrastrukturës
Shkolla po afron! Bashkia e Shkodrës ka dalë në terren për të përmirësuar infrastrukturën e shkollave dhe për të siguruar mjedise sa më të përshtatshme për nxënësit e mësuesit e tyre në vitin e ri shkollor.
Kryetari i Bashkisë, Benet Beci në një postim në rrjetin sociale Facebook ka publikuar foto nga puna në terren e punonjësve të Drejtorisë Ekonomike Arsimore të Bashkisë Shkodër.
Postimi i plotë:
#BashkiaNëPunë
Muajt e verës janë periudhë pune në terren për punonjësit e Drejtorisë Ekonomike Arsimore të BashkiaShkodër.
Gjatë gjithë kësaj kohe po punohet për ndërhyrje elektrike e hidraulike, të furnizimit me ujë, riparimeve të dyerve e dritareve, pastrimit nga shkurret e ferrat në oborre, suvatime e lyerje e çdo proces tjetër mirëmbajtjeje për ndërtesat e shkollave.
Ndërhyrjet janë realizuar në shkollat “Dëshmorët e Prishtinës”,”Dedë Gjo Luli”, ” At Gjon Karma”, “Ali Laçej”, ” Martin Camaj”, Shkolla Speciale ” 3 Dhjetori”, ” Iliria” dhe do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim, me qëllim sigurimin e mjediseve sa më të përshtatshme për nxënësit e mësuesit e tyre në vitin e ri shkollor.
J.H

KOHA JONË SONDAZH

