Shkulje pllakash më 27 janar, Duma tregon skenarin: Pjesmarrja deçizive

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Grida Duma, parashikon në protestë të qetë në 27 janar dhe nuk beson se do të hiqen pllakat e bulevardit.

”Unë mendoj që jo. Çështja në fund të ditë është të thërrasim me vërtetësi të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë përfaqësues, militantë, anëtarë të PD apo jo. Pa i hequr asnjë presje faktit se janë përfaqësuesit e PD dhe anëtarët e saj që do mbajnë gjithë peshën”,-tha Duma.

Në studion e lajmeve të Ora News, ajo tha se punohet fort për angazhimin e qytetarëve në protestë, duke theksuar se pjesmarrja është kyçe në këtë aksion.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Po punohet me angazhim serioz për të angazhuar qytetarët në një pjesmarrje masive, treguesi i parë që do të jetë deciziv. Kjo nuk duhet të na çojë në relativizimin e numrave. Numrat nuk janë vetëm sasi por edhe cilësi. Pjesmarrja e numrave tregon se ka frymë. Nëse ne do arrijmë dhe do ta arrijmë, kjo është pjesë e kauzës dhe frymës”,-tregoi deputetja e PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 27 janar, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë thirrur për të dytën herë qytetarët në protestë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?