FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shalsi: Ben Blushi është hipokrit, kukuvajk, spekulantë

Eduard Shalsi, nismëtari i ligjit për importin e plehrave, në një intervistë për Panorama sot ka shpjeguar se ideja për ligjin nisi pasi vizituan fabrikat e riciklimit, “të cilat nuk mund të rezitonin më. Pesë prej tyre po përgatiteshin që të shkonin në Serbi, Kosovë, Maqedoni,” thotë ai.

I pyetur për kritikët e ligjit, përfshirë edhe kolegun e vet, Ben Blushin, që e kanë konsideruar si kriminal këtë ligj, Shalsi shprehet:

“Nga momenti i propozimit, unë i kam ndarë në dy blloqe të gjithë ata që shprehen në lidhje me ligjin: Blloku i parë përbëhet nga kritizerë seriozë seriozë, dyshues të arsyeshëm dhe nga specialist me reputacion. Ndërsa blloku tjetër përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë, të pacipë, specialist, hipokritë dhe kukuvajka. Me këta të dytët nuk kam ndërmend të merrem.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me Blushin, Shalsi specifikoi: “ Në rastin më të mirë është i painformuar dhe komplet i paditur dhe në rastin më të keq që është më i mundshmi, po përpiqet më kot të fitojë kapital politik duke u ekzaltuar  mbi temën e plehrave. Është te blloku i dytë i individëve që përbëhet nga spekulantë, hipokritë e kukuvajka.”

Swiss Digital Mobile Reklama

edi-shalsi-kazani-640x480

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?