Shoqëria civile nuk tërhiqet, thërret protestën e dytë: Në 10 shkurt sërish te Kryeministria

Pak orë pas përfundimit të tubimit kundër negociatave që po zhvillohen ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për delimitimin e ujërave territorialë shoqëria civile njofton proestën e dytë. Sipas tyre protesta e radhës do të mbahet të shtunën e javës së ardhshme po në sheshin para Kryeministrisë.

Thirrja e organizatorëve të protestës

Shpërndaje sa më shumë!!! PROTESTA E DYTË PËR MBROJTJEN E DETIT!

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrje për Protestë për të ndaluar faljen e detit Greqisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e Shtunë, më 10 Shkurt, ora 11:00, tek Kryeministria.

SHQIPTARË, PA DALLIME PARTIAKE, KRAHINE, IDEJE, BESIMI:

Të Shtunën në dt 3 Shkurt ora 11:00-13:00 u organizua konform ligjit Protesta e Parë për të ndaluar faljen e sipërfaqes detare shqiptare Greqisë, ku të gjithë njëzëri vendosëm:

Kryeministrit Edi Rama do t’i dorëzohet Ditën e Hënë Kërkesa e Qytetarëve Shqiptarë për të publikuar Proçesverbalet e Bisedimeve Kotzias-Bushati brenda 5 ditëve nga e Hëna! Ato proçesverbale s’mund të bërbëjnë sekret shtetëror pasi janë bisedime për sipërfaqen territoriale detare të Republikës së Shqipërisë dhe askush s’mund të negociojë me askënd për asnjë cm2 tokë apo det!

Kjo është e vetmja mënyrë për të bërë transparente rezultatet e bisedimeve Kotzias-Bushati dhe shqiptarët të marrin vesh se çfarë po ndodh me mbrojtjen e interesave kombëtare dhe të hapësirës dhe integritetit territorial të Shqipërisë!

Nëse jo, do ta konsiderojmë 100% të vërtetë deklaratën e Kotzias se Qeveria Shqiptare ka rënë dakort që Greqia të marrë detin tonë!!!

Ndaj të Shtunën në 11:00, do të mblidhemi edhe më shumë para Kryeministrisë dhe aty do të vendosim se çfarë do të bëjmë me Qeverinë Tradhëtare të Shqipërisë dhe gjithë tradhëtarët qeveritarë të Kombit Shqiptar!

Ne do t’a mbrojme Territorin e Shqiperisë ne çdo cep, me çdo kusht dhe në çdo kohë.

Ti që lexon këtë deklaratë, nëse je patriot, të lutem shpërndaje këtë status dhe fto sa më shumë shqiptarë. Aty, të gjithë bashkë, do të vendosim për mjetet që do të përdorim për anullimin e kësaj marrëveshje tradhëtie kombëtare.

Mos harroni se cfare ka thene Ismail Qemali: “Ne nuk do te pranojme asnje te keqe per vendin tone, as te madhe, as te vogel.”

Kujdes! Proteste pa dallime politike dhe partiake.

Mikrofoni i hapur per te gjithe. Proteste popullore, pa lider, pa simbole partiake.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?