FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shorti për anëtarët e KED, debat mes maxhorancës dhe opozitës

Sot pritet të hidhet shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky vendim është kundërshtuar nga opozita, ku deputeti Eduard Halimi kërkon anulimin e procedurës.

”Ndryshimi i rregullave në mes të lojës është e papranueshme. Debati është që partia politike të mos ketë ndikim në zgjedhjen e KED. Sot PS apo nesër një parti tjetër të mos ketë ndikim që të zgjedhje kryeinspektorin që do kontrollojë sistemin gjyqësor. Propozimi jonë ishte dhe ngelet deri në krijimin e KLGj dhe KLP është e pamundur të zgjidhet një KED tjetër. Ne kërkojmë që kjo cështje të zgjidhet në këshillin e legjislacionit”,-tha deputeti i PD-së, Eduard Halimi.

Ndërkohë krejt ndryshe e sheh situatën deputeti socialist Ulsi Manja i cili tha se:“Për opozitën kanë pasur rëndësi emrat, për në ka pasur rëndësi zbatimi i Kushtetutës dhe procesit. Në asnjë nen të Kushtetutës nuk përcaktohet një afat kohor për zbatimin e dispozitave. Debati politik duhet t’ia lërë vendin debatit kushtetues. Nëse nuk duam të humbasim kohë në krijimin e KLP, KEGj etj, hajdeni të zbatojmë Kushtetutën dhe t’i japim frymëmarrje drejtësisë në këtë vend”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?