FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthejnë komentet për ”Rilindjen Urbane”, Rama ka një shpjegim

Kryeministri Edi Rama është përballuar me një fluks të madh komentesh, pyetjesh, akuzash dhe deri sharjesh nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pas publikimit të albumeve të titulluara Rilindja Urbane në këtë e atë qytet.

Nisur nga kjo, Kryeministri Rama ka përdorur hapësirën e facebook-ut, për ti dhënë të gjithëve një sqarim, pse përdoret Rilindje Urbane.

Ja çfarë shkruan Rama në shënimin e tij me titull “Komentuesve, që thonë pse qendrat e qyteteve.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Edi Rama

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshiroj t’u them se 23 vjet u fillua kuturu çdo mandat, kap këtu një rrugë, riparo aty një copë ujësjellësi, hap andej një kanal e hidh matanë ca asfalt ose zhavorr dhe ja ku e gjetëm, pas çerek shekulli jo fshatrat s’iu afruan qyteteve, po qytetet u bënë si katunde të frikshme! Apo jo?!

Ndërkohë Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane ka nisur prej aty ku ka nisur çdo qytetërim apo nga ku ka rinisur çdo epokë apo kapitull i ri zhvillimi social e urban: Nga qendrat e qyteteve, të cilat janë qendra e gravitetit të bashkëjetesës komunitare, zemra që mban lidhur të gjitha arteriet e një njësie të organizuar shoqërore. Dhe prej aty programi po vijon të shtrihet në arteriet kryesore e, me patjetër do të prekë, pjesë – pjesë, çdo zonë të banuar të bashkive të reja që krijoi reforma historike e administrimit të territorit, fshat më fshat. E di që shumë njerëz janë lodhur duke pritur 25 vjet që ky ndryshim real e i prekshëm që po ndodh sot në zonat qendrore të qyteteve tona, të ndodhte në lagjen a në fshatin e tyre apo në rrugën që lidh shtëpinë e tyre me qendrën e qytetit! Kanë shumë të drejtë. Po çfarë të bëjmë sot?!

Nuk besoj që edhe më të verbërit, ta besojnë vërtetë se është mëkati i kësaj qeverie që në raport më zhvillimin urban të territoreve bashkiake, e ka nisur punën aty ku, në fakt, puna duhet të kishte nisur 25 vjet më parë! Nëse ju e imagjinoni me siguri ku do të ishin sot edhe fshatrat, po të kishte filluar puna si duhet, me rend logjik, para 25 vjetësh, ju siguroj se unë e di shumë mirë se ku do të ishim 25 vjet nga sot po të vazhdonim arrno këtu e arrno atje! Pra do të humbisnim edhe 25 vjet të tjera në këtë drejtim, siç humbëm 25 vitet që çanë e ikën. Ashtu sikundër e shoh si dritën e diellit ku do mbërrijmë jo shumë, po 10 vjet më tutje, në rrugën që jemi nisur.

Prandaj punë pa u lodhur, durim pa humbur logjikën dhe natyrisht sakrifica pa harruar qëllimin. Sepse, nëse një gjeneratë u rrit në një vend pa qytete në kuptimin më të thjeshtë të hapësirës publike e sociale, gjenerata tjetër meriton të ketë Shqipërinë e saj të qytetëruar Europiane, që fizikisht nis pikërisht nga qendra e bashkisë Dhe do ta ketë padiskutim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?