FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shpërthen” Ylli Manjani: Kjo është Rilindja (k)urbane. Bëjini një m… mu në të..

Një dëm i pariparueshëm i është shkaktuar pasurisë kulturore kombëtarë. Manastiri i Shën Athanasios në Dhivër të Bashkisë Finiq është shembur dy ditë më parë, për shkak të mungesës së investimeve. Manastri cilësohet pasuri kombëtare dhe është një nga veprat më të veçanta arkitekturore të besimit ortodoks. Manastri llogaritet të jetë 400 vjeçar. Në muret e tij ndërtimi daton në vitin 1797. Por studiues të shumë thonë se në këtë tempull kanë ekzistuar ndërtime të mëparshme dhe mosha e këtij objekti është shumë herë më e vjetër.

Ish-ministri Ylli Manjani e ka cilësuar shembjen e këtij monumenti si një skandal të përmasave kombëtare. Në një shënim në Facebook, ai thekson se Rilindja e Edi Ramës harxhoi miliona euro për fasada pallatesh dhe nuk investoi në pasuri kaq të rëndësishme të identitetit kombëtarë.

Postimi i plotë i Manjanit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mijëra apo milionë Euro shpenzoi Rilindja Urbane për të kthyer sheshet e mëdha që i bëjnë njerëzit miza!

Swiss Digital Mobile Reklama

Mijëra euro për pak metra katrorë fasada e bojra.

Qindra apo mijëra palma (që u thanë) apo ndriçues rrugës që ngjajnë ai rrahëse vezësh!

Mijëra e miliona euro i paguhen koncensionarëve për punët e pista të këtij shteti të falimentuar në koncept!

Miliona euro për të Rilindur komunizmin!

Zero lekë (se Eurot mbaruan) për të mbajtur në këmbë , jo më shumë, trashegiminë kulturore të këtij vendi!

Ky manastir 400 vjecar u shemb, jo nga terrorizmi por nga qeveria e Rilindjes!

Turp e faqja e zezë!

Mbajini sheshet e reja të neo diktaturës demokratike! Bëjini një m… mu në të!

LEXONI DHE:

SKANDAL/Shembet manastiri mbi 400-vjeçarë në fshatin Dhivër

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?