Shqetësimi i Qeverisë “Rama”: Nuk ka profesionistë për drejtorë hipoteke

Në kohën kur papunësia është në nivele të larta për vitesh dhe shumica e qytetarëve të diplomuar ankohen për mungesa të vendeve të punës, Qeveri “Rama” ka një tjetër hall. Sipas drejtuesve të ministrive të kabinetit “Rama”, “punë ka, por nuk ka profesonitsë”.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një prononcim për mediat deklaroi se nuk ka profesonistë për drejtues hipoteke.

Në një prononcim për mediat, ajo tha se procesi për kandidaturat që do të plotësojnë vendet vakante të lëna në Hipoteka do të rihapet për shkak se nga faza e parë e konkursit nuk janë gjetur profesionistët e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ministria e Drejtësisë para më shumë se 15 ditësh ka bërë shpalljen e vendeve vaktante të zyrave të Hipotekës në gjithë Shqipërinë. Na ka rezultuar që ka pasur kandidatura të dobëta. 25 përqind e tyre nuk kanë plotësuar kërkesat formale ligjore. Nuk arrijmë dot të kemi profesionistët më të mirë të vendit që t’i sjellim në funksionim normal këto zyra që janë gangrena e situatës së krijuar me pronat”,- tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?