Shqipëria dhe sfidat e BE-së për Ballkanin, hyrjet në 2025?
Pas një pushimi të gjatë, BE-ja është përsëri e gatshme për zgjerimin e kufijve të saj.
Edhe pas zbulimit të Strategjisë të Zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektiva mbetet e largët. Në një editorial “Financial Times”, nënvizon se BE-ja nuk duhet të “tërhiqet”, përndryshe Rusia dhe Turqia do të “mbushin boshllëkun”.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në fund të vitit të kaluar, premtoi ti ofrojë gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, një perspektivë “të besueshme” ndaj pranimit në BE. Juncker thekson se viti 2025 është thjesht një “datë treguese”, por që mund të jetë një nxitës efektiv për reformat, veçanërisht kur shoqërohet me fonde shtesë dhe me një afat më të qartë kohor.
Stabiliteti i arritur në rajon pas viteve 1990, vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit për të kontrolluar emigracionin. “Premtimi i BE-së për anëtarësimin ka qenë një nxitje e rëndësishme për qeveritë për të marrë vendime të vështira. Serbia ka bërë lëshime të rëndësishme në marrëdhëniet me Kosovën, por ka ende rrugë të gjatë”, shkruan ”Financial Times”.
Megjithatë, është vërejtur se asnjë nga “gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor” nuk ka përmbushur kushtet e anëtarësimit.
”Komisioni Europian,bërë mirë që theksoi se përparimi drejt pranimit do të vlerësohet objektivisht dhe se çdo shtet në teori mund të kap vrapuesit aktual të tanishëm (Serbinë dhe Malin e Zi)”, por “njeh përpjekjet e fundit nga vende të tilla si Shqipëria dhe i përgjigjet dyshimeve për favorizim të Serbisë në veçanti”.
E njëjta gazetë tha para se të zbulohet strategjia e BE-së, se BE-ja ishte gati të “mbajë perspektivën e anëtarësimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor” duke përfshirë edhe Kosovën. Por Spanja kundërshtoi, duke thënë se Kosova do të ishte në gjendje të bashkohej vetëm si një rajon i Serbisë.
Duke komentuar situatën pas botimit të strategjisë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij po përballet me pengesa të mëdha në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe se “qytetarët do të vendosnin” se si të vazhdonin.
Marrë nga RTV B92, media kombëtare në Serbi
Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

