Shqipëria gati një batalion për luftë, çertifikuar nga NATO
“Certifikimi nga ana e NATO-s i Grup-Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë dhe deklarimi i tij “I gatshëm për luftë” (Combat Ready), shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave tona të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës. Ndaj, pa frikë mund ta quajmë këtë zhvillim cilësor, një ngjarje historike në marrëdhëniet tona me NATO-n”, – theksoi ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka.
Gjatë stërvitjes certifikuese “Albanian Lion/Biza 18”, Grup-Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të vendeve të NATO-s dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës, për sa i takon GBKL, duke testuar kapacitetet operacionale që ata zotërojnë, por edhe për aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit.




KOHA JONË SONDAZH

