Shqiptarët të parët për azil, Kërpaçi: Qeveria po shkel qytetarët, në protestë për…

Mediet e huaja bënë publike raportin në të cilin Shqipëria përmendet si kontribuesja më e madhe në rekordin e kërkesave në Francë.

Për këtë eksod të shqiptarëve, ka reaguar deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi. Ky largim për deputeten e re vjen pasi qeveria po i shkel me këmbë qytetarët, dhe për këtë ajo thotë se zgjidhja është revolta, ngritja e zërit dhe protetsa.

”Për sa kohë që rilindja është në pushtet situata do vijë duke u përkeqësuar, varfëria do shtohet, drejtësia do jetë akoma më e korruptuar, shpresa për të jetuar mirë do jetë përherë e shuar. Ndaj zgjidhja është revolta, protesta, ngritja e zërit për ta kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve e jo të oligarkëve”,-shkruan Kërpaçi në një status në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërpaçi parashton arsyet pse shqiptarët duhet të bashkohen me protestën e opozitës, ku sipas saj në pushtet nuk duhet të jenë më miqtë dhe bashkëpunëtorët e kreut të qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Për të ardhmen e rinisë, për rritje të ekonomisë, për një drejtësi ku ligji është i barabartë për të gjithë, për një arsimim më të mirë, për çdo gjë tjetër që po shkatërron jetët e njerëzve të thjeshtë, do protestojmë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë ku gjejnë mirëqenien të gjithë, jo vetëm miqtë e bashkëpunëtorët e kryeministrit”.

Statusi i plotë

Për vitin 2017 Shqipëria u rendit në vendin e parë për numrin e kërkesave për azil në Francë! 7630 Shqiptarë në azil në Francë gjatë vitit 2017, duke ja kaluar dyfish Sirisë e cila ka pasur vetëm 3249 persona që i janë drejtuar Francës për shtëpi!

Ndërkohë që Sirianët kërkojnë të azilojnë se u rrezikohet jeta, shqiptarët azilojnë se këtu i shkel me këmbë qeveria. Për sa kohe që rilindja është në pushtet situata do vijë duke u përkeqësuar, varfëria do shtohet, drejtësia do jetë akoma më e korruptuar, shpresa për të jetuar mirë do jetë përherë e shuar.

Ndaj zgjidhja është revolta, protesta, ngritja e zërit për ta kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve e jo të oligarkëve!

Për të ardhmen e rinisë, për rritje të ekonomisë, për një drejtësi ku ligji është i barabartë për të gjithë, për një arsimim më të mirë, për çdo gjë tjetër që po shkatërron jetët e njerëzve të thjeshtë, do protestojmë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë ku gjejnë mirëqenien të gjithë, jo vetëm miqtë e bashkëpunëtorët e kryeministrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?