FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Shtëpia” e re e Vetting-ut

Nga sot, pas 7 muajsh që kanë nisur seancat dëgjimore që mbaheshin në Pallatin e Kongreseve, Vetting-u ka nisur punën në shtëpinë e tij, në ndërtesën e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve.

Çdo qytetar që kërkon të ndjekë seancat dëgjimore, duhet të paraqitet fillimisht në hyrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), duhet të dorëzojë një dokument identifikimi. Seancat janë të hapura për qytetarët e interesuar. Të interesuarit duhet të paraqiten në hyrjen kryesore, me një kartë identiteti dhe duhet t’i nënshtrohet masave të rrepta të sigurisë.

Pasi dorëzohet mjeti i identifikimit, vjen kontrolli me detektor. Pas kësaj faze, nuk lejohet të filmohen ambientet e brendshme, përveç sallës ku mbahen seancat dëgjimore. Qytetarët duhet të dorëzojnë celularët dhe mund të mbajnë me vete vetëm stilolaps dhe fletore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?