FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtohet trafiku i drogës me afrimin e zgjedhjeve. 300 kg drogë nga Shqipëria kapen në Itali

Një gomone, që drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë, që kishte sasi të madhe marijuane dhe hashashi, me një vlerë të vlerësuar në rreth 3 milionë euro, u bllokua në brigjet e San Cataldo në Lecce. Mediat italianë raportojnë se ngarkesa u bllokua nga anije patrullimi të shpejtë të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Gardës së Financave të Bari në bashkëpunim me Grupin Aeronaval të Gardës së Financave të Tarantos.

“Dy kontrabandistët nga Shqipëria, që drejtonin gomonen, u arrestuan. Guardia Di Finanza ndoqi gomonen në det, ndërsa mjeti ecte me një shpejtësi të madhe, raportojnë mediat në vendin fqinj. Pas një ndjekje të shkurtër, gomonia u bllokua. Në bord kishte rreth 300 kg marijuanë dhe 10 kilogramë hashash”,- raportojnë mediat e vendit fqinj.

Kapja e tre tonë droge nga Shqipëria vjen pas një sërë muajsh pauze të trafikut. Duket se  me afrimin e zgjedhjeve linjat e drogës kanë nisur te riaktivizohen sërish.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?