Shtyhet mbledhja për imunitetin, Tahiri: Bëni durim. S’keni parë gjë akoma

Pas vendimit të Gramoz Ruçit për të shtyrë për nesër mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Saimir Tahiri doli nga Kuvendi dhe këmbënguli para gazetarëve se nuk është parë gjë akoma.

Tahiri u shpreh se gazetarët duhet të bëjnë durim sikurse po bën ai vetë. Këtu ai përsëriti sërish shprehjen e Ramës, “…nuk keni parë asgjë akoma”.

“Jua thashë që s’keni parë gjë akoma, kur jua thashë ju duk si një mënyrë e mirë për të bërë cdo lloj historie, por e them prapë që nuk keni parë asgjë akoma, jua thashë bëni durim sic po bëj unë, besoni barrën e kam shumë më të madhe se ju po bëni durim.
E vërteta do dalë në dritë dhe nuk do voonojë shumë. Unë do jem i kënaqur kur e vërteta të dalë në dritë.” –
 u shpreh Tahiri para gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?