FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shuhet legjenda e muzikës italiane Toto Cutugno. Edi Rama: Do të takoheshim në Vlorë, por Zoti vendosi ndryshe

Ka ndërruar jetë këtë të martë këngëtari legjendar italian, Toto Cutugno, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Kryeministri Edi Rama teksa shpreh ngushëllimet, bëri me dije se me legjendën e muzikës italiane do të takoheshin këtë verë në Vlorë. Rama në një reagim në mediat sociale shprehet se këngët e tij do të mbeten gjithnjë në zemrat e shqiptarëve.

”Ju ishit një italian i madh, i vërtetë, ne duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti vendosi të të lërë të prehesh në paqe, ndërsa me ne këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve. Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte një privilegj të jetoja në të njëjtën kohë me një legjendë si ju”,-shkruan Rama.

Cutugno u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare pasi luftoi gjatë me një sëmundje dhe gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar në muajt e fundit. Ai ishte i shtruar prej disa javësh në një spital të Milanos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?