FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situatë e tensionuar në PS. Manja i tregon muskujt Finos: Nuk jam shoku yt

Mbledhja e Komisionit të ligjeve është kthyer në arenë sherri mes deputetëve socialistë.

Deputeti i PS-së, Bashkim Fino i ka kërkuar të dhëna Avokatit të Shtetit, Artur Metani mbi vendimin e Gjykatës së Strasburgut për pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.

Teksa Metani e ka quajtur ‘zoti deputet’, Fino është indinjuar dhe ka kërkuar më shumë respekt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vite në Parlament dhe shpresoj që siç di emrin e disa deputetëve që riashtazi kanë ardhur të rinj, dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë”, tha Fino.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas sherri ka vijuar mes Finos dhe Ulsi Manjës.

“Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë”, tha Fino.

Ndërsa Manja, i është përgjigjur duke i thënë se nuk është shoku i tij.

“Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku yt unë”, tha Manja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?